E Shtunë, 31 Tetor 2026

1500 anëtarë të Facebookut e shndërruan festën në kaos

Vetëm një click i gabuar në faqen e popullarizuar të rrjetit shoqërorë Facebook mund të ju kushtoj shtrenjtë. Këtë e përjetoi në lëkurën e saj 16 vjeçarja nga Hamburgu e cila nëpërmjet internetit ftoi shokët në festën e ditëlindjes, por gabimisht e bëri këtë ftesë publike, në vend se ta postonte privatisht. Në festë u paraqitën 1500 veta.

Vajza në profilin e saj paralajmëroi ditëlindjen e saj të 16, ndërsa praninë në këtë ngjarje e konfirmuan 15.000 veta. U paraqitën fizikisht rreth 1500 dhe u detyrua policia të intervenojë.

Rreth 100 policë intervenuan në festë, ndërsa u arrestuan gjashtë veta për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë publike dhe shkatërrimit të pronës. Pas marrjes në pyetje të gjithë të arrestuarit u liruan.

“Për fat të keq, vajza harroi ta regjistrojë këtë festë si ngjarje private”, tha zëdhënësi i policisë Mirko Streiber për agjencinë gjermane të lajmeve DPA. Ai konfirmoi se dhjetëra persona u lënduan pasi shkelën në copa xhami të thyera. Sipas zyrtarëve të policisë, për shkak të festës e tërë rruga ishte mbyllur.

Të rinj dhe të reja po argëtoheshin nëpër rrugë, në kulmet e garazheve ndërsa mbeturinat ishin hedhur në të gjitha anët.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›