Susiç i prerë: Po s’fituam jemi jashtë Euro 2012
Bosnja do të kërkojë të shpaguajë humbjen e turpshme kundër Rumanisë dhe Safet Susiç e di mjaft mirë se një tjetër humbje do t’u kushtonte boshnjakëve kualifikimin për në Euro 2012 dhe atij vendin e punës si trajner i përfaqësueses. “Nuk ka zgjedhje. Ne kemi nevojë për të marrë fitorenme çdo çmim. Tani jemi në të njëjtën situatë siç ishin rumunët para ndeshjes kundër nesh. Lojtaret nuk kanë nevojë për motivim. Dihet që kjo fitore do të na siguronte vendin e dytë,” - thotë trajneri Safet Susiç, që më pas vijon të përforcojë idenë e tij. “Atmosfera nuk është e qetë, kjo është e qartë.” Në fakt, trajneri ia vesh këtë situatë aspak të mirë humbjes me Rumaninë. Nuk ka qenë thjesht kthimi duarbosh në Bosnje, por fakti se formacioni i tij u shkërrmoq fare lehtë, duke mos treguar asgjë të mirë e duke shfaqur shumë boshllëqe. Kjo e ka zemëruar pa masë Safet Susiç, që edhe dje mbron revoltën e tij kundër lojtarëve. Por, gjithashtu ai e di mjaft mirë se zhgënjimi i madh mund të kthehet lehtësisht në një lehtësim të madh nëse do të mposhtet Shqipëria. Pas ndeshjes në Rumani, nuk mund të presim një atmosferë të mirë. Është e vërtetë se atmosfera është shumë e keqe, lojtarët janë të zhgënjyer dhe gati në depresion, duke e ditur se ata kolektivisht kanë dështuar dhe shërim i vetëm është për të fituar me Shqipërinë. Ndoshta ata janë të vetëdijshëm për këtë dhe unë shpresoj se ata do të reagojnë pozitivisht. Çfarë u kam thënë lojtarëve pas ndeshjes me Rumaninë? Gjithçka! Mbase e kam tepruar por unë nuk kam ndërmend të kërkoj falje. Nëse lojtarët lojtarët duan të jenë të zemëruar, le të rrinë të zemëruar. Ashtu siç kam të drejtë për t’i lavdëruar ata sa herë luajnë mirë, po aq të drejtë kam t’i shaj kur luajnë keq. Megjithatë, mendoj se ata vetë janë të vetëdijshëm për atë që dhanë në fushë. Disa e martë le ta provojë se unë jam gabuar,” thekson Susiç.
Akuzat pas ndeshjes
“Paskam qenë budalla që i paskam besuar disave prej këtyre lojtarëve, - shpërtheu Sushiç para pak ditësh, ende pra prekur tokën e vendit të tij, - ata as nuk e kanë idenë sesa pak dinë nga futbolli. Ata janë ende tek gërma “l” kur vjen puna për t’i vlerësuar si lojtarë. Nuk kam ndërmend të shmangem nga përgjegjësia ime, sepse isha pikërisht unë që e përzgjodha këtë ekip”