E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aelita me katër vjet hapi ekspozitë personale

Pablo Picaso një herë ka thënë: “Më janë dashur katër vjet për ta pikturuar Raphaelin, por tërë jetën për të pikturuar si fëmijë”. Piktori i famshëm spanjoll nuk ka mundur ta paramendoj se gati 40 vjet pas vdekjes së tij, pikturat e vajzës katërvjeçare mund të krahasohen me kryeveprat e tij.

Artistja Aelita Andre nga Australia është vetëm katër vjeçare, ndërsa veprat e saj kanë arritur çmimin prej 24.000 dollarëve. Vajza u bë e njohur botërisht, ndërsa të dielën hapi edhe ekspozitën e saj të parë personale në New York. Historianët e artit veprat e saj i krahasojnë me veprat e piktorëve të mëdhenj, Jackson Pollock dhe Pablo Picaso.Nëna e saj Nikka thotë se vajza ka filluar të pikturoj që kur ishte vetëm 11 muajshe, para se të nisë të ecte.

Tash në shtëpi ka edhe atelienë e saj. Pikturat e saj arrijnë çmimin ndërmjet pesë deri në 10.000 mijë dollarë, derisa piktura e saj më e shtrenjtë deri më tash është shitur në Hong Kong për 24.000 dollarë. Prindërit e saj mohojnë se e kanë detyruar ndonjëherë vajzën e tyre të pikturoj, dhe insistojnë se veprat e vajzës së tyre duhet vlerësuar në bazë të vlerës artistike e jo në bazë të viteve të Aelitës

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›