E Shtunë, 31 Tetor 2026

1500 denoncime ndaj kishave në Australi

Kisha Katolike në Australi ka marrë vetëm gjatë këtij viti të paktën 1500 denoncime për abuzime seksuale nga ana e priftërinjve, nga të cilat rreth një e treta për abuzime me fëmijët. Lajmi u bë i ditur nga gazeta "The Australian", duke theksuar se numri është pothuajse me siguri një nënvlerësim, sepse Kisha pretendon të mos jetë në gjendje të japë një shifër të saktë kombëtare.

Numri i denoncimeve është nxjerrë nga deklaratat në muajt e fundit të lëshuara nga kryepeshkopët e Sydney dhe Melbourne. Rreth dy te tretat e ankesave nga qytetarët janë paraqitur në Wales New South (Sydney) sipas procedurës quajtur "Drejt Shërimit" (Drejt Pajtimit), themeluar në vitin 1996.

Shumë prej atyre që i nënshtrohen procedurave të shtetit kanë deklaruar se kanë përjetuar përvoja traumatizuese nga abuzimet dhe ngacmimet e fetarëve.

Një nga viktimat ka kritikuar mungesën e pavarësisë, “sepse ankuesit merren në pyetje në të njëjtin ambient ku kanë përjetuar abuzimin”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›