E Shtunë, 31 Tetor 2026

Situata jo e mirë shendetësore e Gyl, spekulime në mediat turke

Situata jo e mirë shendetësore e Presidentit turk, Abdullah Gyl, për një kohë të gjatë ka bërë të ngrihen dyshime për një helmim ndaj tij. Kreu i shtetit turk të premten e kaluar, u shtrua në spital për një semundje nga e cila vuan periodikisht, ndërsa në media u fol menjëherë për hipotezën e helmimit.
 

Një gazetë vendase, e cila njihet për orientimin e saj ultranacionaliste, shkruante se Presidenti është helmuar që ti ndalohet kandidimi për një mandat të dytë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2014. Por presidenca turke ka përgenjeshtruar lajmin për helmin, duke publikuar dhe fotografi të Presidentit në shtratin e tij në spital.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›