E Shtunë, 31 Tetor 2026

I dërguari për Sirinë, Brahimi pesimist për detyrën e re

I dërguari i Ligës Arabe dhe OKB-së në Siri, Lakhdar Brahimi, i ka dhënë një pamje thellësisht pesimiste detyrës së re të tij. Në një intervistë për BBC algjeriani e përshkroi misionin e tij si gati të pamundur.
 

"Unë po vi në këtë punë me sy të hapur, jo me iluzione. Unë e di sesa e vështirë është, e si gati e pamundur. S`mund të them e pamundur, por është afër të qënurit e tillë" tha i dërguari i Ligës Arabe dhe OKB-së në Siri.
 

Ndërkohë lufta në Siri ka njohur përshkallëzime. Dhuna në Siri po vazhdon ndërsa aktivistë e opozitës thonë se kanë vijuar bombardimet në Aleppo. Sipas OKB-së rreth 20 mijë njerëz kanë vdekur në Siri që nga fillimi i kryengritjes së qeverisë së Bashar al-Assad-it nisi në marsin e vitit të kaluar.

 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›