Futbollisti suedez shënon dhe vdes nga sulmi në zemër

Futbollisti i Piteas, Victor Brannostrom realizoi pas vetëm katër minutash lojë kundër Umedalen në kuadër të takimit të Divizionit të Dytë të Veriut kur papritmas u rrëzua në tokë, ka njoftuar e përditshmja suedeze Norrlandska Socialdemokraten.
Stafi mjekësor menjëherë e trajtoi atë para dërgimit në spitalin e qytetit ku nuk kaloi gjatë dhe u shpall i vdekur. “Është e paimagjinueshme. Një ngjarje tragjike. Kjo është gjëja më e rëndë që kam përjetuar ndonjëherë”, deklaroi nënkryetari i Piteas, Christer Berglund.
Brannstrom i cili më herët kishte luajtur edhe për Helsingborgun në elitën e futbollit suedez, ishte pensionuar nga futbolli në janar pas një rrëzimi të ngjashëm por u kthye në futboll pasi testet sugjeruan se nuk kishte probleme me zemër. “Kjo e bënë të ndihemi edhe më keq por ne nuk e bindëm të kthehet, Victor deshi të luajë. Ai stërviti dhe gjithçka i shkonte mirë”, përfundoi Berglund.