E Diel, 1 Nëntor 2026

"151 firma ndertimi legalizojne shtesat"

I hapet rruga hipotekimit te pallateve te reja te cilat kishin shkelur lejen e ndertimit, duke ndertuar shtesa ne objekt. Menjehere, pas marrjes se lejes se legalizimit keto pallate te ndertuara pas viteve 90, mund te regjistrohen ne hipoteke dhe pas kesaj cdo apartament nje per nje ne emrin e poseduesit te tij. Jane 151 firma ndertimi te cilat marrin lejen e legalzimit per 6 200 apartamente, duke futur ne treg nje kapital prej 2 miliard euro.

Sa ndertime pa leje, shtesa te pallateve te reja marrin lejen e legalizimit?

Eshte pergatirur dokumentacioni per 2 te tretat e pasurive te paluajtshme. Sot kemi levruar dokuementacionin tekniko ligjor per dhenien e lejeve te legalizimit per shtesat e 151 pallateve te reja te ngritura pas viteve 90, vetem ne Tirane. Ato i perkasin 6 200 apartamenteve, por dhe garazhde, apo ambiente social ekonomike. Pra, eshte nje siperfaqe prej 660 mije metra katror qe nuk gjeneronte te ardhura, ishte jashte tregut.

Kush i paguan tarifat e legalizimit, firmat e ndertimit, apo banoret?

Keto penalitete i paguajne firmat e ndertimit dhe secila prej ketyre firmave ka patur rreth 100 apo 150 apartamente per legalizim. Jane mbi 2 miliard euro qe hidhen ne treg, duke ligjeruar 6 200 apartamente dhe objekte social ekonomike, garazhde qe i perkasin 6 200 familjeve, te cilave sot ju ligjerohet pasuria. Pra kane mundesi te shesin dhe te blejne, duke gjeneruar te ardhura.

A ka te tjera pallate me shtesa te cilat do t'i nenshtrohen legalizimit?

Ne Tirane jane mbi 120 objekte te tjera por ne struktura te vogla. Per te gjitha keto objekte jemi ne fazen perfundimtare. Pervecse ne rastet kur behet fjale per kalim pronesie ku procedurat jane me te gjata. 151 firmat e sotme kane paguar p[enalitete te larta nga 200 mije deri 300 mije euro ne Agjensine e Legalizimit dhe nga keto 300 milion leke te reja i levrohen bashkise se Tiranes. Duhet patrur parasysh qe bashkia e Tiranes ka patur te gjitha mundesite ligjore dhe dokumentacionin e nevojshem per te nisur legalizimin e ndetimeve pa leje dhe brenda nje vit e gjysem nuk kreu asnje lelgazim.

Por, familjet te cilave ju eshte miratuar dosja per legalizim per banesat qe kane ne zonat informale a po tregohen te gatshme qe te paguajne?

Detyrimi financiar i familjeve eshte nje detyrim i paperfillshem nga 4 milion deri ne 5 milion leke te vjetra, maksimalisht shkon 6 milion dhe kur i paguajne te gjitha njekohesisht perfitojne dhe nje ulje prej 20 per qindesh.

Procesi tekniko ligjor eshte i mbyllur, dhenia e lejes se legalizimit varet nga koha, shpejtesia e shlyerjes se detyrimeve financiare.

A ka mundesi kreditimi per familjet ne nevoje qe kane ndertime pa leke. Cfare po behet per te perfituar lehtesir ne marrjen e kredive?

Mundesi kreditimi ka. Jemi duke nenshkruar marreveshje me bankat qe te nisi kreditimi per ato familje qe nuk kane te paguajne.

Jane 1 700 ndertime pa leje qe jane skualifikuar pas shqyrtimit te dokumentacionit si do te veprohet ne keto raste?

Jane 2 70 mije ndertime pa leje qe po shqyrtohen dhe dihet jo te gjitha keto do te legalizohen. Do te kete dhe raste shembjesh, ne ato raste kur eshte ndertuar ne zona te mbrojtura, ku ka studime urbanistike, ku toka ka pronar te ligjshem, keto objekte do te prishen dhe familjet do te trajtohen me statusin e te pastrehut nga shteti. Ka mekanizma te tjere ligjor qe do te rregullojne ceshtjet ne keto raste.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›