16 tetori
Vargje nga Arben Duka
De o Enver Hoxha,
Që të kishim hekur,
O mos kishe lindur,
O mos kishe vdekur!
Ti ike siç rrojte,
Me zhurmë e me bujë,
Po neve të gjallëve,
Na le krejt rrëmujë!
Ne revolucionin,
Se shpumë dot në male,
Gjithë ai mundim,
Përfundoi në hale!
Çfarë kish firmën tënde,
Ne fort e sulmuam,
Dhe që nga themelet,
Krejt e shkatëruam!
Shumica ahere,
Ishim enveristë,
Po të gjithë u bëmë,
Anti komunsitë!
Mallkuam me rrënjë,
Marksin dhe Lenin,
Dhe premë me sëpatë,
Degën ku po rrinim!
Komunizmi iku,
Sëbashku me ty,
Po këtu nuk ndodhi,
Ndonjë mrekulli!
Pritëm të na vinte,
Një çek krejt i bardhë,
Po ai i shkreti,
Akoma ska ardhë!
Këtu qarkullojnë,
Ceqe krejt të zi,
Po asnjë për ne,
Dhe për Shqipëri!
Derë e Europës,
Sërish na u mbyll,
Dhe pse në flamur,
Nuk kemi më yll!
Për mirë e për keq,
Çdo gjë ka ndryshuar,
Veç Sali Berishës,
Që ke promovuar!