E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkimi Europian në kërkim të “vendeve” të De Gasperit

16-10-2011 / Nga Maria Romana De Gasperi*

“Marka e trashëgimisë kulturore europiane” është nisma e re, e cila do të jetë objekt vendimi i Parlamentit Europian, në të cilën ajo fut njerëzit dhe vendet që festojnë dhe simbolizojnë idealet, historinë dhe procesin e integrimit europian. Kjo do të thotë caktimin e vendeve që kanë pasur një rol në historinë e Bashkimit Europian, zgjedhjen e tyre në bazë të vlerës historike dhe simbolike për Europën dhe mbrojtjen e tyre, dhe pa harruar dimensionin kulturor dhe arsimor, veçanërisht për të rinjtë. Ndërsa propozimi fillestar ishte që të emërohej vetëm vendlindja e personazheve, kurse tani kërkohet të rishqyrtohet kjo çështje duke zgjeruar konceptin duke e zgjeruar me vende të lidhura me jetën e individëve të përzgjedhur, qoftë të veprimtarisë politike, si rrugët e tjera që kanë sjellë sukses të veprimtarive të tyre kulturore dhe muzikore, për shembull, në kontinentin tonë.
Dhe kjo është arsyeja pse ne gjejmë në mesin e emrave të propozuar atë të Rosinit, të Puçinit, të Verdit, dhe në mesin e vendeve, si ishullin e Ventotene, apo pallatin e Kampidolio-s. Nën emrin e përzgjedhjes për Alcide De Gasperin për vendin nuk ka qenë e lehtë. Përtej lindjes në Pieve të Tesinos, ku ekzistojnë ende muret rrethues të shtëpisë, sepse brendia është rindërtuar tërësisht për t’i ofruar publikut një muze, të tjerët janë vendet ku ai jetoi, punoi dhe dha dëshminë e tij, jetën dhe punën e tij politike. Nuk është e lehtë për të gjetur një vend që mund të jetë vetëm një dëshmi ideale e historike, për ta mbrojtur dhe për ta paraqitur për brezat e ardhshëm. Kjo është arsyeja pse është vetëm vendi i lindjes, ku ai kaloi vitet e para të jetës, nuk mund të jetë arsye për shembull të viteve të jetuara në vende të tjera, dhe në kohë të tjera. Prandaj, ne nuk mund të harrojmë shtëpinë në Sella Valsugana, ku ai kaloi të gjitha periudhat  e verimit nga 1922 deri në 1954. Shtëpia për të cilën ai ishte shumë i dashur, ai kishte takuar aty gruan e jetës së tij dhe ku, pas periudhës së burgut, kishte rinisur të shijonte ajrin e lirisë, vendi i vetëm në Trentino ku fashizmi e lejoi atë të frekuentonte. Këtu janë librat e tij në gjuhën gjermane që i kanë shërbyer gjatë periudhës në Vjenë, ku ai është diplomuar dhe ka qenë deputet në Dhomën përfaqësuese në luginën e Trentinos. Këtu është loja e tij me birila, dhoma ku ai mbajti disa Këshilla të Ministrave, dhoma e tij e gjumit të mbajtur me dashuri dhe respekt që i shkon për shtat një njeriu, i cili ka lënë jetën e tij me emrin e Zotit në buzë.
Por vende të tjera më vijnë në mendje për të kujtuar, si shtëpia modeste, ku ai ka jetuar me Trento me redaksinë e gazetës në të cilit ai ishte drejtor, të shkatërruar nga fashistët në vitin 1926. Sidomos të mos harrojnë arkivin historik aq të nevojshme për historinë e Bashkimit Europian, me takimin e parë me Schuman dhe Adenauer, sot në Institutin Universitar Europian në Fiesole, dhe ajo pjesë e cila përmban gjithë korrespondencën që është në selinë e Fondacionit De Gasperi në Romë. Ne shpresojmë që zyrtarët e komisioni të zgjedhjen e personazheve të marrë parasysh dhe këto detaje.

Autorja është gazetare, vajza e Alcide De Gasperit
Marrë nga “Avvenire”

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›