E Shtunë, 31 Tetor 2026

16-vjeçari në rrezik për jetën, s’ka para për mjekim

I shtruar në QSUT, 16-vjeçari nga Gjirokastra, Indrit Gjini, po përballet me një sëmundje të rëndë e cila i rrezikon jetën. Për shkak të vështirësive të familjes, mësues dhe shokë të klasës bëjnë thirrje qeverisë që ti vijë në ndihmë. 

GJIROKASTËR- Historia nis me djalin 16 vjeçar Indrit Gjini, nga Gjirokastra i cili jo më larg se katër ditë më parë për shkak të një sëmundje të rëndë rrezikoi të humbte jetën. Fatkeqësitë në familjen Gjini pas kësaj ngjarjeje u shtuan pasi 6 anëtarët e saj janë të detyruar të jetojnë në kushte të vështira ekonomike, duke mbijetuar vetëm me pagën e kryefamiljarit.
Familja Gjini, banore në lagjen “Dunavat”, të qytetit të Gjirokastrës nuk dinsponon të ardhura të mjaftueshme për ti ardhur në ndihmë fëmijës së tyre 16 vjeçar i cili po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore, i shtruar në Qendrën Spitalore Universitare “Nën Tereza” në Tiranë. Familjarët bëjnë thirrje për ndihmë.
Gjatë ditëve të fundit nxënësit e shkollës 9 vjeçare “Naim Frashëri” në qytetin e Gjirokastrës kanë ndërmarrë një fushatë për mbledhjen e donacioneve të ndryshme për ti ardhur në ndihmë bashkëmoshatarit të tyre.
Megjithatë nxënësit dhe mësuesit thonë se ndihmat janë të pakta për nevojat që i duhet të përballojnë prindërit e Indritit për blerjen e ilaçeve dhe barnave. Ata kërkojnë nga bizneset dhe organizmat e ndryshëm që të kontribuohet për mjekimin shëndetësor të 16 vjeçarit. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›