Veliaj në Kuçovë: Tranzicioni fund më 28 qershor
Ditën e Verës, kreu i Lëvizjes “G99” Erion Veliaj, e ka festuar në Kuçovë, ku ka zhvilluar edhe një takim me qytetarët atje. Veliaj gjatë këtij takimi i bëri thirrje të rinjve të marrin pjesë në votim dhe ti japin fund tranzicionit.
KUÇOVE- Kreu i Lëvizjes “G99”, Erion Veliaj ka qenë sot në qytetin e Kuçovës me rastin e Ditës së Verës. Pasi ishte i pranishëm në festimin e ditës së verës, Veliaj ka zhvilluar një takim me banorë të qytetit.
Kreu i “G99” u ka bërë thirrje të rinjve që të jenë më aktiv në votime për tu pajisur sa më shpejt me kartat e identitetit pasi zhvillimet e reja kërkojnë akses dhe nga të rinjtë.
Gjithashtu Veliaj i ka bërë thirrje banorëve që me datë 28 qershor në zgjedhje të përdorin ditën e verës si simbolikë e cila sjell ndryshim në stinë edhe ata të sjellin ndryshim në qeverisjen e Shqipërisë.
“Festa e Verës, sjell ajër të ri në shtëpitë tona, ku lahen dhe hidhen të gjitha gjërat e vjetra. Simbolikë më të mirë për fillim e kësaj fushatë se kjo festë vere nuk mund të kishte dhe i gjithë ky tre muaj do të jetë një festë vere për shqiptarët. Unë mendoj se pastrimi më i madh i pranverës duhet të ndodhi me datë 28 qershor”- theksoi Veliaj në fjalën e tij në takimin me banorët e Kuçovës (a.r/balkanweb)