E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagos kunatën me sëpatë, arrestohet 41 vjeçari

Policia e Shkodrës ka bërë të mundur arrestimin pasditen e sotme të autorit të plagosjes së 36 vjeçares me sëpatë në fshatin Nënshat të rrethit Shkodër. Ai është kunati i saj 41 vjeç Pjetër Cuku. Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. 

SHKODËR- Është mundur të arrestohet nga ana e forcave blu të qytetit të Shkodrës 41 vjeçari i cili plagosi me sëpatë kunatën e tij 36 vjecare.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Nënshat, Komuna Hajmel të rrethit Shkodër, ku shtetasi Pjetër Cuku, 41 vjeç, ka plagosur me sëpatë për motive të dobëta kunatën e tij, Ana. Cuku.
Fillimisht 36 vjeçarja e plagosur është transportuar në Spitalin e Lezhës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësorë, por si pasojë e gjendjes së saj të rëndë ajo është nisur menjëherë drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës.

(a.r/ata/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›