E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jetmiri dhe Kika për Seldin

10/04/10 15:10

Ndërkohë Jetmiri dhe Kika janë duke pregatitur drekën dhe Jetmiri shprehet se nuk e mban mend njëherë që Seldi të ketë bërë ndonjë punë apo ti ketë ndihmuar. Kika thotë se Seldi është si manekin në shtëpi dhe Jetmiri shton se e ka harruar fare si njeri dhe Seldi është parazit, dhe është vetëm për fjalë. Më pas Erioni dhe Seldi afrohen tek kuzhina dhe Erioni i jep Kikës këshilla se si ta gatuajë peshkun. Kika thotë se ai do ta bëjë ashtu siç e ka nisur pasi e ka mirë dhe Seldi ndërhyn e thotë se Kika ka shumë besim tek vetja. Kika i përgjigjet se ndryshe nga Seldi, i cili nuk ka aspak besim tek vetja, ai për vete ka. Seldi kundërpërgjigjet duke i thënë se besimi i tij nuk kishte të bënte fare në atë bisedë. Tatiana i kërkon ndihmë Seldit për të qëruar patatet dhe ai i përgjigjet se tani do të hajë mëngjes. Jetmiri dhe Kika shikohen në sy duke i mëshuar mendimit të mëparshëm për Seldin. Më tej, Kika mbetet vetëm me Jetmirin dhe ky i fundit i thotë Kikës se është pak i trashë dhe ka vetëm dhuntinë për të qënë aktor, pasi nuk di të bëjë gjë tjetër. Kika shprehet se kjo është dhuntia më e madhe që mund të japë natyra dhe shton se Jetmiri nuk ka asnjë dhunti.
Kika i tregon Jetmirit se Olta i ka thënë Erionit se ata po gatuanin peshk dhe ai ka ardhur për ti dhënë këshilla se si të gatuajnë. Jetmiri i thotë të mos e vrasë mendjen për fjalët e banorëve dhe shpreh habi për faktin se Erioni erdhi tek ata pas fjalëve të Oltës. Ndërsa Tatiana komenton që Seldi ka refuzuar ta ndihmojë dhe Jetmiri i mëshon faktit se Seldi nuk di të bëjë asgjë, dhe i duket sikur po mbajnë një fëmijë në shtëpi.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›