167 vjetori i lindjes së Naim Frashërit, nxënësit nderojnë rilindasit
TIRANE- Dhjetëra nxënës të shkollave 9 vjeçare, publike e private, si dhe fëmijë e mësues të shkollave të Kosovës, kanë kryer homazhe tek varret e vëllezërve Frashëri në Tiranë, në përkujtim të 167 vjetorit të lindjes së poetit kombëtar Naim Frashëri.
Bashkë me nxënësit homazhe kanë zhvilluar dhe përfaqësues të shoqatave të ndryshme.
Në fjalën e mbajtur gjatë kësaj ceremonie, drejtori i një prej shkollave private në kryeqytet, Artur Shkurti, theksoi se shkollat shqiptare duhet të vijojnë t'i rikthehen traditës për përçimin e vlerave dhe rritjen e ndërgjegjes kombëtare.
Sikurse në Tiranë, çdo 25 maj, vëllezërit Frashëri përkujtohen dhe në vendlindjen e tyre, në Frashër të Përmetit si dhe në Florida të SHBA, ku shoqata atdhetare "Vatra" përkujton me nderim veprën e tyre.
(m.a/ata/BalkanWeb)