MF shpall tenderin për koncensionin e monitorimit të lojërave të fatit
TIRANË- Ministria e Financave shpall tenderin për dhënien me koncesion të shërbimit të fiskalizimit dhe monitorimit të lojërave të fatit. Monitorimi i lojërave të fatit do të jepet me koncesion për një periudhë 10-vjeçare dhe kompania duhet që të bëjë garantimin e ofertës.
"Sigurimi i ofertës duhet të jetë 2% e vlerës totale të projektit dhe do të dorëzohet së bashku me ofertën", thuhet në njoftimin zyrtar të ministrisë.
Ofertat për këtë koncesion pritet që të hapen më datë 20 qershor, në të njëjtën ditë kur edhe përfundon afati për dorëzimin e tyre nga ana e kompanive që do të jenë të interesuara.
Shërbimi i monitorimit dhe fiskalizimit të lojërave të fatit do të jetë një koncesion që në thelb do të kryejë pak a shumë punën që sot e kryen Njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit. Në muajin shkurt, qeveria miratoi edhe vendimin që i jepte të drejtën Ministrisë së Financave të ndiqte gjithë procedurat e nevojshme për përzgjedhjen e një kompanie që do të kryejë shërbimin e monitorimit dhe fiskalizimit të lojërave të fatit.
Kjo kompani, përmes instalimit të aparaturave të posaçme, do të ketë mundësinë që të monitorojë në kohë reale gjithë lojërat e fatit.
(m.a/ata/BalkanWeb)