Basha: Drejtorët e shkollave s’kanë faj për fushatën e Ramës
TIRANE- Kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha, nënshkroi sot një marrëveshje me Ministrinë e Arsimit për hapjen e shkollave ndaj komunitetit.
Në ceremoninë e zhvilluar, Basha garantoi me shumë pjesëmarrje aktive të prindërve si dhe ndërtim të hapësirave për aktivitete sportive dhe artistike.
Ai deklaroi se do të investohen 15 milionë euro për ndërtimin e shkollave të reja.
Basha i është përgjigjur sot edhe akuzave të kreut të PS-së, Edi Rama për përfshirje të detyruar të nxënësve dhe mësuesve në mitingjet e PD-së.
Sipas Bashës, ato janë kërcënime ndaj drejtuesve të shkollave, ndërsa shtoi se nuk është faji i mësuesve apo drejtorëve të shkollave për fushatën e Ramës.
(m.a/BalkanWeb)