Sot, dita e fëmijëve të zhdukur. Greqi, çdo ditë zhduket 1 fëmijë
Sipas të dhënave të policisë, një fëmijë zhduket thuajse çdo ditë në Greqi.
Vetëm këtë vit rezultojnë të zhdukur 138 fëmijë, 90 nga të cilët jane gjetur. Mësohet se është 2.5 herë më i madh numri i vajzave që zhduken krahasuar me djemtë dhe sqarohet se përgjithësisht këto nuk janë raste rrëmbimesh.
Policia vihet në lëvizje në rastet denoncimit të fëmijëve të zhdukur, por një ndihmesë të madhe jep edhe organizata për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve “Buzeqeshja e fëmijëve”, e cila bën fushatë sensibilizuese, që qytetarët të japin informacion mbi fëmijët e zhdukur.
Gjatë muajve të parë të vitit 2013 përmes linjës 116000, organizata ka marrë 41 kërkesa në mbështetje të kërkimit për fëmijët e humbur. 80% ishin adoleshentë, 5% rrëmbime prindërore dhe 15% të mitur të zhdukur. Në 80% të rasteve ishin fëmijë grekë, ndërsa 20% të kombësive të tjera përfshi edhe shqiptarë.
Pak ditë më parë, në datën 22 maj 2013, një informacion i vlefshëm në numrin e “Buzëqeshjes së fëmijëve”, ndihmoi për gjetjen e 15 vjeçares shqiptare Kristiana Dodaj, e cila në datën 14 maj nuk u kthye në shtëpi nga shkolla dhe askush nuk dinte gjë për fatin e saj.
Organizata njoftoi për gjetjen e vajzës, por nuk dha asnjë informacion shtesë për shkakun apo detaje të tjera të largimit, në ruajtje të privatësisë së të miturës.
Sipas organizatës në fjalë, në të shumtën e rasteve shkaqet e zhdukjes së fëmijëve janë marrëdhëniet në familje, 30% marrëdhëniet me të tjerë, 14% probleme mendore dhe faktorë të ndryshëm.
Sipas statistikave ndërkombëtare 800 000 fëmijë raportohen të zhdukur çdo vit në SHBA,100 000 ne Gjermani ,45 000 në Brazil dhe 13 500 në Rusi.