E Shtunë, 31 Tetor 2026

17 marrëveshje mes Kosovës dhe Maqedonisë

Kosova dhe Maqedonia deri tani kanë nënshkruar mbi 17 marrëveshje për bashkëpunim në fusha të ndryshme. Ministri i Ekonomisë, Valon Saraçini ka pritur në një takim ambasadorin e Republikës së Kosovës në Maqedoni, Skënder Durmishi. Ministri Saraçini ka informuar ambasadorin kosovar për marrëdhëniet e mira midis dy vendeve në planin ekonomik, me këtë rast deri tani janë nënshkruar mbi 17 marrëveshje për bashkëpunim në fusha të ndryshme.
 

Ministri gjithashtu ka informuar se Qeveria e Maqedonisë ka prioritete të veçanta në programin e saj të lidhur me bashkëpunimin me Kosovën, siç ishte ratifikimi i marrëveshjes për heqjen e tatimeve të dyfishta dhe projekte në fushën e energjetikës.

Midis projekteve përmenden edhe projektet infrastrukturore, duke nënvizuar aksin rrugor Stenkovec, Bllacë të paraparë për vitin 2012, modernizimi i aksit Tetovë-Jazhincë (kufiri) për vitin 2013 si dhe hapja e terminalit doganor në Jazhincë në vitin 2014. Ambasadori Durmishi ka nënvizuar se projektet e Qeverisë së Maqedonisë janë prioritete të rëndësishme edhe për Kosovën.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›