E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shperthim ne Turqi 10 te plagosur

Të paktën 10 persona janë plagosur ndërsa numri i të vdekurve mbetet ende për t’u konfirmuar pasi një shpërthim i forte ka tronditur qytetin e Ankarasë në Turqi.

Policia ka ardhur menjëherë në vendngjarje ndërsa kanë sqaruar për CNN Turk nuk ka ende asnjë shpjegim zyrtar për shpërthimin ndërsa thanë se dyshohet të ketë ardhur si pasojë e një bombë të vendosur në një minibus.

Dyshimet e para kanë rënë mbi një grua. Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin Ataturk në Ankara. Në vendngjarje ka aktualisht një numër të madh ambulancash dhe zjarrfikësish.


Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›