Raportuesi i PE në Maqedoni: Kompromis për emrin

Nëse shumë shpejt do të zgjidhet kontesti i emrit, Maqedonia në dhjetor mund të marrë datën për fillim e negociatave për anëtarësim në BE. Kjo u theksua sot në Shkup nga raportuesi i Parlamentit Evropian (PE) për Maqedoninë, Richard Howitt, i cili gjatë dy ditëve të fundit ka zhvilluar takime intensive me kreun shtetëror, përfaqësuesit e partive politike dhe personalitete të fushave të tjera.
Raportuesi i PE-së, tha se inkurajon të gjitha partitë politike që të arrijnë kompromis, për shkak se arritja e këtij kompromisi do të ishte i rëndësishëm për zgjidhjen e çështjes së emrit.
“Unë respektojë ndjenjat e njerëzve të këtij vendi, historinë dhe identitetin, dhe nëse arritën kompromis do të punojë me politikanët e këtij vendi për të filluar negociatat dhe të keni qasje të shpejt në BE”, deklaroi Howitt.
Ai theksoi gjithashtu se ky vend me të vërtetë do të ketë sukses dhe se anëtarësimi në BE paraqet një rrugë drejt prosperitetit ekonomik, stabilitetit politik dhe ndikimit ndërkombëtar.