Liderët e G7 mblidhen në Gjermani, lufta në Ukrainë dhe pasojat e saj në fokus të bisedimeve

Udhëheqësit e G7-tës do të mblidhen këtë të diel në Alpet Bavareze në Gjermani për një samit treditor ku temë kryesore e bisedimeve të tyre pritet të jetë lufta në Ukrainë dhe pasojat e saj, raporton BBC.
Liderët e SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Francës, Italisë, Kanadasë kanë si synim të tregojnë se janë të bashkuar dhe të vendosur kundër pushtimit të Ukrainës nga Rusia. G7 pritet ta përdorin samitin për të premtuar më shumë armë për Ukrainën dhe më shumë sanksione ndaj Rusisë.
Udhëheqësit e shtatë demokracive të pasura gjithashtu do të diskutojnë lidhur me rritjen e krizës botërore ekonomike, për rritjen e kostove të gazit, naftës si dhe mungesën masive të grurit dhe plehrave që përdoren në bujqësi.
Vendet e G7-ës gjatë samitit do të tregojnë po ashtu që po veprojnë për të ndihmuar vendet e tjera të botës, me ndihma, ristrukturim borxhi, financime për klimën dhe ndihmën në gjetjen e burimeve alternative të energjisë, si dhe me përpjekjet të reja për t’i hapur rrugë eksportit të drithërat ukrainase që kanë mbetur të bllokuara në portet e atij vendi.
Kjo është arsyeja se pse kancelari gejrman Olaf Scholz ka ftuar në samit edhe udhëheqësit e Indisë, Indonezisë. Senegalit, Argjentisë dhe AFrikës së Jugut, për të dëgjuar perspektivën e tyre dhe për t’i treguar pjesës tjetër të botës se G7 po i dëgjon.
/rtsh.al/