17 protestuesit e dhunshëm së shpejti para gjyqit

Është ngritur padi penale kundër 17 personave të akuzuar për dhunë në protestat të cilat ishin organizuar rreth para një muaji, e të cilat ishin si kundërpërgjigje ndaj protestave të maqedonasve.
Ata ngarkohen se së bashku me persona të tjerë kanë protestuar në mënyrë të dhunshme nga Qeveria deri në Bit Pazar.
Sipas konstatimeve të prokurorisë, grupi i dhunuesve ka bërë dëm prej 9 milionë denarë duke shkatërruar 15 vetura të cilat janë gjetur në rrugë, dy vendqëndrime të autobusëve, dritare, pllaka të mermerit, dhe ka dëmtuar fasadat e muzeut të Holokaustit dhe të Teatrit të vjetër, kurse ka djegur dhe ka dëmtuar një autobus publik.
Nga gjykata penale kanë njoftuar se nga fillimi e deri në fund të procesit gjyqësor, shtatë të akuzuar mbesin në paraburgim, një është i pakapshëm, kurse të tjerët mbrohen në liri./Indeksonline/