E Diel, 1 Nëntor 2026

Vidhet një kazino në Durrës, arrestohet 25-vjeçarja

Një vajzë 25-vjeçare ka rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi akuzohet për vjedhje të kryer në bashkëpunim.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se e ndaluara është Lediana Lulo me banim në Tiranë, e cila dyshohet se është e përfshirë në vjedhjen e shumës prej 500 mijë lekësh në një kazino në lagjen nr. 4 në Durrës, transmeton Shekulli.

25-vjeçarja akuzohet se për vjedhjen ka bashkëpunuar me një të ri, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur dhe që është ndaluar më herët nga policia./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›