E Shtunë, 31 Tetor 2026

Autostrada mbetet pa ndriçim

Hyrja në autostradën Gjurgjicë-Vermicë, sonte mbetet e tëra në terr. Policia e Autostradës ka kapur në flagrancë tre persona të cilët dyshohet me bazë se kanë vjedhur të gjitha kabllot e shtyllave të ndrçimit në hyrje të autostradës në fshatin Gjurgjicë. 

Burimet e Indeksonline brenda Policisë së Kosovës, kanë thënë se, të arrestuarit ndodhen në paraburgim dhe ndaj tyre pritet të merret vendimi nga gjykata kompetente.

Ndonëse zyrtarisht nuk dihet sa është vlera e dëmit të shkaktuar, ajo mendohet të jetë mija euro. Policia e Kosovës është duke u marrë me hetimin e këtij rasti, i cili sonte e la në terr hyrjen e autostradës./Indeksonline/  

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›