Familjarët e studentit: Nuk e rrëmbeu ai fëmijën

Familjarë të Begzim Isa, studentit të arrestuar pasi dyshohet se bën pjesë në një bandë të trafikimit të fëmijëve, kanë reaguar ditën e sotme duke u shprehur se nuk pranojnë akuzat.
Korrespondentja e "News 24", Matilda Tota bën me dije nga Kukësi se nëna dhe vëllai i Begzimit kanë protestuar sot para komisariatit të Kukësit.
Vëllai i Begzimit, Blerim Isa shprehet se vëllai ka qenë në gjumë kur e ka arrestuar policia, ndërsa 7-vjeçari në banesën e prindërve të tij.
“Nuk pranojmë asnjë nga akuzat e policisë dhe prokurorisë. Vëllai im ka qenë në gjumë kur u arrestua nga policia kurse fëmija ka qenë në banesën e tij në momentin kur u arrestua Begzimi”, tha Blerimi.
Madje vëllai shprehet se nëse Begzimi gjendet fajtor, atëherë të pushkatohet.
Nëna e Begzimit, thekson se djali i saj dhe 7-vjeçari patën një zënkë të vogël, por hedh poshtë pretendimet se i biri e ka rrëmbyer dhe e ka mbajtur në banesë fëmijën, raporton bw.
“Djali im nuk është i përfshirë në trafik dhe i bëjmë thirrje policisë dhe prokurorisë të zbardhin të vërtetën”, thanë nëna dhe vëllai i Begzim Matës.
Begzim Isa, banor i fshatit Orgjost, student në Kosovë u arrestua pasi akuzohet se rrëmbeu dhe mbajti në banesë 24 orë një fëmijë të mitur për qëllime trafikimi./Indeksonline/