17 të vdekur në aksidentin ajror në SHBA
Butte - Një avion privat pasagjerësh u rrëzua ndërsa po i afrohej një aeroporti në qytetin Butte, shteti i Montanës, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 17 personave, bënë të ditur burime zyrtare të Administratës së Aviacionit Civil. Një reporter i gazetës "Montana Standard" citonte një zyrtar të departamentit të emergjencave civile, i cili deklaroi se aeroplani me një motor transportonte një grup fëmijësh drejt një qendre skishë në qytetin Bozeman, Montana.
Një zëdhënës i Administratës së Aviacionit Civil në Seattle, Mike Fergus, njoftoi se bilanci paraprak i viktimave të këtij aksidenti është të paktën 17 të vdekur. Sipas një zyrtari tjetër të aviacionit civil, avioni ishte nisur nga Oroville, Kaliforni, dhe ishte përplasur ndërsa po i afrohej aeroportit në qytetin Butte.
Zëdhënësi tha për televizionin CNN se piloti i avionit të vogël kishte dorëzuar më parë një itinerar fluturimi, ku destinacioni përfundimtar mendohet se ishte qyteti Bozeman, por duket se gjatë fluturimit ka ndryshuar kursin dhe kishte fluturuar drejt qytetit Butte. Aeroplani u rrëzua ndërsa tentoi të ulej duke u përfshirë më pas nga flakët.
Sipas zëdhënësit, njoftimet paraprake bëjnë të ditur se në mesin e viktimave ishin edhe shumë fëmijë.