Shënohet një viktimë në maratonën e Romës
Romë - Nga “fori imperiali” deri tek “piazza venezia”; nga “via cavour” tek stacioni qendror i trenit “termini”. Shume njerëz, disa per te marre pjese, disa vetëm per te ndjekur nga afër maratonën, kane mbushur rrugët e Romes këtë mëngjes ku u zhvillua maratona e XV e kryeqytetit. Ne këtë manifestim morën pjese rreth 100 mije persona prej te cilëve 12 mije ishin atlete profesioniste qe morën pjese ne garën zyrtare prej 42.195 kilometrash, ndërsa 80 mije ishin njerez te thjeshte te cilët morën pjese ne maratonën e quajtur “Fun Run” prej 4.2195 kilometrash.
Edhe kësaj here kjo gare fitohet nga Afrika, madje Benjamin Kiptoo Kolum 30 vjeç nga Kenya ka vendosur nje rekord te ri. Per fat te keq nga ky manifestim pati edhe nje viktime, nje atlet 46 vjeçar nga parma, i cili nje ore e gjysem mbas mbarimit te gares u gjet i vdekur ne nje rruge afer hotelit te tij.
Per Start nga Roma, Enkes Hysendhima