17 të vdekur nga një zjarr në Filipine

Në Filipine, 17 persona raportohet se kanë humbur jetën në zjarrin që ka shpërthyer në një qendër tregtare të rrobave.
Zyrtarët thanë se shumica e viktimave në qytetin Butuan ishin gratë punëtore, që flinin në këtë ndërtesë.
Raportohet se tre vetë i kanë shpëtuar zjarrit, që shpërtheu në orët e hershme të mëngjesit, duke kërcyer nga kati i dytë i ndërtesës.
Nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit, ndërsa hetimet po vazhdojnë.