Puyol nuk dorëzohet
_181831.jpg)
Qendërmbrojtësi i Spanjës Carles Puyol ka insistuar se ai nuk do të tërhiqet nga futbolli ndërkombëtar edhe pse nuk do të luaj në Euro 2012 për shkak të lëndimit.
“Thashethemet se unë do pensionohem nga ekipi kombëtar? Dëshiroj të pensionohem në fushë e jo në sallën e operacionit. Unë dëshiroja te luaja në Euro 2012 dhe të arrija 100 paraqitje me kombëtaren, por kjo tani duket e pamundur”, tha Puyol në një konferencë për shtyp.
Puyol ndeshjen e parë me Spanjën e ka zhvilluar në nëntor të 2000 kundër Holandës, ndërsa të fundit kundër Kosta Rikës me 15 nëntor 2011.