E Diel, 1 Nëntor 2026

17-vjeçarja Oudin në çerekfinalen e US Open

Pas fitores së setit të parë me rezultatin e thellë 6-1, u duk se tenistja ruse do ta kishte të lehtë të triumfonte në këtë takim. Por 17-vjeçarja përmirësoi lojën e saj në setin e dytë, duke e fituar atë 7-6 dhe duke barazuar setet. Oudin fitoi më pas setin final me rezultatin 6-3.

Përballë amerikanes në çerekfinale do të jetë surpriza tjetër e turneut, tenistja daneze Voznacki, e cila nga ana e saj, eliminoi rusen Svetllana Kuznetsova.

Ashtu si në ndeshjen e parë, Kuznetsova e fitoi me lehtësi setin e parë me rezultatin 6-2, por humbi dy setet e tjerë me të njëjtin rezultat 7-6.

Për meshkuj, zvicerani Roxher Federer u kualifikua për në fazën çerekfinale, pasi fitoi ndaj tenistit spanjoll Tomi Robredo. Numri një i botës pati vështirësi në setin e parë, të cilin e humbi 7-5, por më pas çdo gjë foli në favor të Federer. Zvicerani dominoi në dy setet e tjera, duke i mbyllur me rezultatin e thellë 6-2. Robin Soderling, sfidanti i Roxher Federer në finalen e turneut të Roland Garros, do të jetë kundërshtari i radhës për numrin një të botës në çerekfinale.

Edhe tenisti serb Novak Xhokoviç kaloi në fazën çerekfinale të US Open, pasi fitoi 3-0 ndaj tenistit çek Radek Stepanek. Përballë Xhokoviçit në fazën tjetër do të jetë spanjolli Fernando Verdasko, që u kualifikua pasi mposhti 3-1 tenistin amerikan Isner.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›