E Diel, 1 Nëntor 2026

Jozefina Topalli zgjidhet sërish në krye të Kuvendit

74 deputetë nga 75 të pranishëm, kanë dhënë votën e tyre pro zgjedhjes së Topallit si kryetare Parlamenti edhe për katër vitet e ardhshme. “Sot fillon një faze e re. Shqipëria është një vend me demokraci të re dhe koalicioni i ri është fazë e re e arritjes së demokracisë”, tha Topalli në fjalën e saj pas rizgjedhjes.

Topalli e ka konsideruar koalicionin e ri qeverisës si një spektër të gjerë të politikës dhe shoqërisë, ndërsa ka shprehur keqardhje për mospraninë e opozitës në sallë.

“Sot dua t’i përsëris opozitës që jemi të hapur për bashkëpunim. Është një privilegj i madh të jesh 1 prej 140 deputetëve. Kam qenë me fat që kam drejtuar parlamentin në legjislaturen e kaluar. Ishin 4 vite plot sfida të vështira, por ishte një legjislaturë e suksesshme në reforma. Isha e privilegjuar që drejtova Parlamentin gjatë pavaresisë së Kosovës, nënshkrimit të MSA-së dhe integrimit në NATO”, tha më tej Topalli.

Ajo shtoi se fillon një fazë e re në politikë dhe këtë, sipas saj, e simbolizon edhe koalicioni i ri. “Për herë të parë nuk ka hije dyshimi në asnjë prej mandateve dhe kjo e bën parlamentin më të fortë. Në katër vitet e ardhshme ky parlament do ketë një angazhim të madh. Në katër vitet e ardhshme do përballemi me sfida më të vështira. Do kemi sfida të pafund dhe kjo na bën mirë të gjithëe. Detyra ime është të respektoj opozitën edhe kur nuk bie dakord me të”, tha kryetarja e Kuvendit te Shqipërisë. 

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›