Gripi i derrit, tashmë analizat në Shqipëri
Ndryshe nga sa ka ndodhur gjer më tani, ku analizat bëheshin në Rumani, në vjeshtë spitalet shqiptare do të jenë të gatshme të përballojnë një rritje të mundshme të të prekurve me A(H1N1). Ministrja e Shëndetësisë Anila Godo, pat deklaruar një ditë më parë se në vjeshtë do të bëhet i mundur analizimi i monstrave të të sëmurve në laboratorin viral në Tiranë.
Zyra për Evropën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë po organizon në Durrës një seminar dyditor me drejtues spitalorë dhe përfaqesues të shëndetëisë të vendeve të rajonit. Në këtë seminar do të diskutohen program konkrete të emergjencave spitalore dhe menaxhimin e pandemisë së gripit të derrave.
OBSH ka kërkuar nga pjesëmarrësit që të ndajnë provojat e tyre dhe të shkëmbejnë praktika dhe mësime rreth këtij gripi nga ana e ekspertëve të saj. Më 11 qershor të këtij viti, OBSH e ka çuar në 6 nivelin e rrezikut të pandemise në të paktën dy rajone të saj.
Në vendin tonë, janë konfirmuar zyrtarisht 30 të prekur nga ky grip. Fatmirësisht deri më tani nuk ka pasur humbje jete. Ndërkohë në disa shtete të botës, dhjetëra persona kanë humbur jetën në shumë shtete të botës.