E Martë, 3 Nëntor 2026

17 vjeçari krijues i platformës ”I-vote.al” – Gearti tregon ambiciet në fushën e inovacionit

Geart Ferhati padyshim është është truri i teknologjisë në vendin tonë. I riu vitin që lamë pas u shpall fitues me platformën “I vote.al”. Platformë e cila është e para dhe e vetmja në Shqipëri e cila digjitalizon procesin e votimit për zgjedhjen e qeverisë së nxënësve.

Gearti tregon se ambiciet e tij në fushën e teknologjisë veçse kanë nisur. Aktualisht po merret me 2 programe të reja që i përkasin fushës së inteligjencës artificial.

E sa i takon AI-së, Gearti nuk e sheh aspak si kërcënim por mundësi.

“Inteligjencën artificiale e shikoj si  një trend që po kalon para syve tanë. Të rinjtë të kenë besim tek vetja, të provojnë teknologjitë e reja dhe të kontribuoojnë në komunitetin ku bëjnë pjesë”, shprehet Gearti.

Platforma i vote.al  aktualisht zotëron mbi 30 mijë përdorues. Vitin e shkuar u implementua në Gjimnazin “Sami Frashëri: në Tiranë ndërsa këtë vit synon të përhapet në të gjitha institucionet arsimore për zgjedhjen e qeverisë së nxënësve.

17- vjeçari vijon rrugëtimin drejt inovacionit me moton “Të merresh me kodim do të thotë të jetosh në një botë të pa zbuluar e të pa fundme”.

Gazetare: M Gjoni

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›