1700 mësues ndihmës në sistem, fëmijët me aftësi ndryshe asistohen në orë mësimore të përcaktuara

Ishte në klasën e parë kur mësuesja arriti të kuptonte që Alfonsi nuk po ecte me ritmin e bashkëmoshatarëve të tij.
Njohuritë e reja merreshin çdo ditë në klasë, por 7- vjeçari nuk arrinte t’i përthithte dhe riprodhonte të gjitha.
Vlerësimet dhe ekzaminimet e mjekëve konfirmuan se vogëlushi kishte një prapambetje të zhvillimit mendor ndaj dhe komisioni i ngritur pranë Drejtorisë Arsimore i ofroi vogëlushit një mësuese ndihmese që ta asistonte gjatë procesit mësimor në klasën e dytë që ai aktualisht po ndjek
Mësuesja që e asiston çdo ditë Alfonsin thotë që nga nisja e vitit shkollor, 7-vjecari ka përmirësime, por metodika që përdoret në mësimdhënie për këtë kategori fëmijësh është e ndryshme nga ajo që aplikohet për fëmijët e tjerë.
Shkolla 9-vjeçare “Hasan Vogli’ frekuentohet nga 15 fëmijë me aftësi ndryshe, ku të gjithë asistohen me mësues ndihmës.
Në shkollat tona asistojnë fëmijët me aftësi ndryshe 1700 mësues ndihmës me një program të posaçëm i përshtatur me nevojat e secilit fëmijë.
Gazetare: Keti Toroveci
/rtsh.al/