E Martë, 3 Nëntor 2026

Rrënimi i shtëpisë së Sokolëve, një dëshmi e historisë që po rrezikon të zhduket

Në derë është një pllakatë ku në të shkruhet “Monument Kulture” mbrohet nga shteti. Është dera e familjes së famshme të Sokolëve në një nga lagjet më të vjetra të Shkodrës “Dërgut”.

Ajo evidentohet me Hodo Sokolin komandantin e forcave të Lidhjes shqiptare të Prizrenit për mbrojtjen e Hotit e Grudës dhe vijon me muzikantin e shquar, të ndjerin Ramadan Sokoli.

Në këtë banesë nuk banon më njeri, duke lënë pas shkatërrimin e saj dhe ferrat që e kanë mbuluar gjithandej.

Ndonëse nuk ka një datë të saktë se kur është ndërtuar, për studiuesin Zamir Tafilica banesa është diku rreth 250 vjeçare.

Kjo shtëpi thotë studiuesi Tafilica, nuk duhet lënë në mëshirë të fatit pasi është një pjesë e rëndësishme e historisë së Shkodrës dhe jo vetëm.

“Duke qenë monument kulture shteti duhej ta merrte në mbrojtje sepse është një shtëpi me vlera të mëdha etnografike, një nga shtëpitë e rralla që i ka mbet Shkodrës të këtij niveli”, shprehet studiuese.

Hodo Sokoli dha një ndihmesë të rëndësishme për kurorëzimin me sukses të luftës së vullnetarëve shqiptarë kundër ushtrisë malazeze. Pas rënies së Ulqinit në duart e Malit të Zi, Hodo Sokoli u arrestua dhe u internua në Anadoll, prej nga nuk u kthye më.

Gazetar: Mirsad Rakaj 

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›