E Martë, 3 Nëntor 2026

Obeziteti te fëmijët, shqetësim në rritje, mjekët rekomandojnë një regjim të shëndetshëm

Obeziteti tek fëmijët dhe adoleshentët është shndërruar në një problem mjaft shqetësues. Shifrat flasin për një rritje të shifrave në dekadat e fundit.

Sipas mjekeve specialiste ky fenomen është shqetësues edhe në Elbasan dhe faktori kryesor është kequshqyerja. Ata thonë se fëmijët po ushqehen gabim pasi problemi kryesor ka të bëjë pikërisht me cilësinë e ushqimit.

Mjeku këshillon prindërit që të gatuajnë ushqime vetë në shtëpi dhe të përdorin një dietë të pasur e të shëndetshme.

“Sa po vjen dhe obeziteti po rritet tek fëmijët. Ata hanë ushqime me shumë kalori, fast food-et, pizzat kanë yndyrna por kanë dhe lëng që nxisin oreksin. Fëmijët hanë shumë kalori”,  tha mjeku.

Eleminimin e ushqimeve të shpejta dhe pijeve të gazuara shihet si një nga mënyrat më të mira për të shmangur obezitetin por gjithashtu edhe edukimin e një fëmije për t’u rritur i shëndetshëm.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›