E Martë, 3 Nëntor 2026

Dita e verës në Korçë, simbolikat dhe ritet e festës pagane

Dita e Verës, festës pagane që simbolizon largimin e dimrit dhe ardhjen e pranverës, është pritur në qytetin e Korçës me anë të ndezjes së zjarreve dhe kryerjes së riteve të tjera shoqëruese duke dhënë një atmosferë të bukur festive

Kjo është një festë pagane e cila simbolizon largimin e dimrit dhe ndryshimin e moteve thonë më të moçmit dhe si e tillë shoqërohet me atmosferë festive në familje dhe lagjet e Korçës.

Siç është trashëguar brez pas brezi në lagjet e vjetra të qytetit pati ndezje zjarresh, pasi flakët simbolizojnë largimin e së keqes. Por këtë vit, kjo festë u prit mes reshjeve të shiut dhe temperaturave të ulëta, çka minimizoi edhe numrin e zjarreve në qytetin e Korçës.

Kulaçi, ëmbëlsira dhe veroret janë disa prej simboleve kryesore të festës së verës pa të cilat ardhja e saj nuk ka kuptim. Nënat dhe gjyshet nëpër familje bëjnë kulaçin e ëmbël duke nënkuptuar jetën, gjallimin dhe bollëkun. 

Korçarët i ruajnë me fanatizëm traditat e festimeve të Ditës së Verës. Të gjitha simbolikat e kësaj feste dhe ritet e caktuara kryhen çdo vit në çdo familje, duke sjellë gëzim dhe harmoni në pritje të stinës së bukur të verës. 

Gazetare: Kostanca Koçi 

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›