E Diel, 1 Nëntor 2026

1700 vjet nga Edikti i Milanos. Bota duhet të gjejë frymëzim tek ky dekret i Konstantinit dhe Liciniusit

27-04-2013 / Gazeta 55

Berisha: Kostandini i gjithëfuqishëm në tokë përdori pushtetin e tij për të garantuar lirinë e besimit

Para 1700 vitesh liria fetare u sanksionua me dekret perandorak. Me hyrjen në fuqi të atij që historia e njeh si ediktin e Milanos askush nuk do të kishte më frikë të deklaronte besimin e tij fetar. Dekreti u shpall në një kohë luftërash të egra, në vitin 313 nga perandori i Romës Konstantini i madh. Një sërë konferencash do të mbahen në shtete të ndryshme si homazh për këtë akt. Një simpozium shkencor u mbajt dhe në Shqipëri.
Shqiptarët kanë më shumë arsye për t’u ndjerë krenare.
Ashtu sikundër krenar do të ndihej edhe Konstantini i madh për vendin e origjinës së tij.
Edikti i Milanos është aktual edhe sot pas 1700 vitesh nga firmosja e tij. Sipas referuesve në konferencën shkencore bota duhet të vijojë të gjejë frymëzim tek ky dekret i Konstantinit dhe Liciniusit, dhe popujt të mos përfshihen nga luftëra që shpallen prej atyre që keqinterpretojnë librat e shenjtë.
Simpoziumin “Kostandini, 1700 Vjetori i Ediktit të Milanos dhe Liria Fetare”, organizuar nga Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë, e pwrshwndeti dhe kryeministri Sali Berisdha.
Kryeministri e cilësoi organizimin e kësaj konference si nderim pwr nga aktet më të rëndësishme, më themelore në historinë e qytetërimit perëndimor, por edhe në historinë e njerëzimit në tërësi. “Edikti i Milanos, - tha kryeministri, - përbën një akt hyjnor tokësor, të denjë për një kapitull të artë në të gjithë librat e shenjtë të njerëzimit”.
Më tej, Berisha u shpreh se “Para Perandorit Kostandin, vetë themeluesit e besimeve të mëdha me mësimet e Zotit ishin shprehur, ishin përcaktuar për respektimin e besimit të tjetrit, por Kostandini i gjithëfuqishëm në tokë përdori pushtetin e tij për të garantuar lirinë e besimit”.
“Edikti, - tha Kryeministri, - është dhe mbetet gjithnjë frymëzues, është dhe mbetet gjithmonë aktual, është dhe mbetet gjithmonë themel i paqes sociale të kombeve, të rajoneve dhe të botës”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›