E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, Letta formon qeverinë. Berlusconi jo ministër

ROME-I mandatuari per qeverine e re te Italise, Enriko Letta ka bere te ditur emrat e rinj te qeverise se tij.
Koalicioni bashkon Partinë Demokratike të Lettës dhe Njerëzit e Lirisë të ish-kryeminsitrit Silvio Berlusconi.

Berlusconi ka thënë se nuk do të jetë ministër, por ka kërkuar që figurave kryesore të partisë së tij t’iu jepen poste të larta.

Ne nje konference per shtyp Letta ka publikuar kabinetin qeveritar, betimi i se ciles pritet te behet diten e neserme, në orën 11:30, sipas kohës lokale. Nje kabinet koalicion mes te majtes e te djathtes, me shume femra ne qeveri dhe per here te pare edhe nje femer me ngjyre. 

Zgjedhjet e shkurtit në Itali nuk kanë prodhuar fitues të qartë, ndërsa analistët kanë sugjeruar se bllokada politike do të vonojë reformat që mund të ndihmojnë ringjalljen e Italisë së zhytur në recesion.

Kabineti

Angelino Alfano do te drejtoje Ministrinë e Punëve të Brendshme, njeheresh edhe zevendeskryeminister.

Fabrizio Saccomanni, do te jete kreu i Ekonomise qe eshte edhe menaxher i përgjithshëm i Bankës së Italisë.

Emma Bonino do te jete ne krye te ministrise se Punëve të Jashtme

Minister i Mbrojtjes eshte caktuar Mario Mauro.

Minister i Drejtësia, Annamaria Cancellieri.

Minister per Çështjet Europiane Enzo Moavero.

Per ceshtjet rajonale Graziano Delrio.

Minister i Infrastruktures Maurizio Lupi.

Minister i Ambientit Andrea Orlando.

Cecile Kyenge minister per Integrimin

Massimo Bray minister i Kultures

Minister per Arsimin Mariachiara Carrozza.

Minister i Shendetesise Beatrice Lorenzin

Josefa Idem Ministër i Sporteve

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›