E Diel, 1 Nëntor 2026

Armando Sadiku nuk di të ndalet, tjetër gol me Luganon

TIRANE-Pas dygolëshit të shënuar disa ditë më parë, sulmuesi i kombëtares shqiptare që luan për Luganon ka shënuar sërish. Sadiku ka shënuar golin e barazimit në minutën e 31-të, teksa disa minuta më vonë Lugano ka kaluar edhe në avantazh ndaj Villit, por minutat e fundit, madje ato shtesë, kanë qenë fatale për Luganon, sepse rezultati është përmbysur në 2-3. Sidoqoftë, në aspektin personal Sadiku ka ecur shumë mirë, duke qenë se ka shënuar golin e 16-të, duke kandiduar edhe për golashënuesin më të mirë të kategorisë së dytë në Zvicër. Sadiku është ndeshja e tretë radhazi që shënon. Jo më kot Armando Sadiku është edhe më i kërkuari nga legjionarët shqiptarë në merkato, kjo edhe për faktin se në fund të sezonit ai do të jetë me parametro zero, pasi i mbaron kontrata.

(d.b/EduartIlnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›