E Enjte, 5 Nëntor 2026

177 orë pas tërmetit, shpëtohet një 26-vjeçare në Turqi

Është shpëtuar nga rrënojat në rajonin e Antakyas, në qytetin Hatay, 26-vjeçarja Derya Akdogan, 177 orë pas tërmeteve me qendër në Kahramanmaras.

Në qytetin Hatay vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit pas tërmeteve që prekën 10 qytete në rajonet e Mesdheut Juglindor dhe Anadollin Lindor.

Ekipet kanë kryer punimet e kërkim-shpëtimit në ndërtesën Korkmaz në rrugën “Mimar Sinan” të lagjes Cebrail në rajonin qendror Antakya.

Ekipet intensifikuan punimet e tyre pas dëgjimit të zërit nga rrënojat.

Si rezultat i punimeve 26-vjeçarja Derya Akdogan u nxor nga rrënojat 177 orë pas tërmetit dhe më pas u dërgua në spital.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›