18 korriku, ditë zie kombëtare
Qeveria shpall dite zije kombetare 18 korrikun. Zedhenesja e kryeministrit, Erla Mehilli, deklaroi se shteti do te marre persiper te gjitha shpenzimet e ceremonise se varrimit te viktimave te ketij aksidenti te rende.
"Në aksidentin e rëndë tragjik që ndodhi sot pasdite me autobusin e linjës së Fushë-Arrëzit, kanë humbur jetën fëmijë, burra e gra, 13 qytetar si dhe u plagosën 15 të tjerë. Kjo është një zi e rëndë për familjet e viktimave, qytetarët e Fushë-Arrëzit, Pukës dhe mbarë Shqipërisë. Qeveria dhe mbarë Shqipëria ndajnë dhimbjen, pikëllimin dhe zinë me familjet e viktimave dhe të afërmit e tyre. Qeveria vendos të shpallë ditën e diele, datë 18 korrik 2010 ditë zie, si dhe të marrë përsipër të gjitha shpenzimet e varrimit të viktimave. Zija do të shoqërohet me një minutë heshtje, si dhe me vendosjen e flamujve në gjysmë shtizë në institucionet shtetërore", deklaroi zëdhënësja e kryeministrit, Erla Mëhilli.
Alsat < I mëparshmi