E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediat ndërkombëtare pasqyrojnë ngjarjen e Fushë-Arrëzit

Ngjarja e rëndë e ndodhur në Fushë Arrëz ku humbën jetën 14 persona, është pasqyruar nga mediat ndërkombëtare. “14 të vdekur nga rrëzimi i një autobusi në Shqipërinë Veriore” shkruan BBC. Media thotë se nuk dihet shkaku i aksidentit, por mendohet moti i keq, ndërsa citon se të plagosurit janë nisur me helikopter drejt Tiranës dhe Shkodrës.

“Shqipëri, 14 të vdekur, 12 të plagosur nga rrëzimi në humnerë i autobuzit”, shkruan Associated Press. Kjo agjenci citon drejtorin e policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, sipas të cilit një rrebesh i papritur shkaktoi aksidentin. Autobuzi ra nga 30-40 metra lartësi nga një shkëmb, në fshatin Dom, afër Pukës. Të plagosurit u dërguan në spitalet e kryeqytetit shqiptar, Tiranë dhe qytetin verior të Shkodrës, vijon Assiociated Press.

“Rrëzimi i autobusit, vret 14 persona”, është titulli i agjencisë së lajmeve, Dë. Kjo agjenci citon zëdhënësen e Policisë Klejda Plangarica, sipas së cilës aksidenti ndodhi për shkak të motit të keq në ato momente. Ndërsa agjencia e lajmeve kineze, Xinhua citon autoritetet shqiptare duke shkruar se në autobus ndodheshin 35 pasagjerë.

“14 shqiptarë vdesin, 12 plagosen nga rrëzimi i autobuzit”, shkruan agjencia amerikane e lajmeve Fox Neës, ndërsa media tjetër amerikane USA Today shkruan “Shqipëri: 14 të vdekur nga rrëzimi i autobuzit”. Qeveria ka shpallur ditën e dielë ditë zie, citojnë këto media.

Anisa Braho < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›