E Shtunë, 31 Tetor 2026

18-vjecari në koma, e ëma përballet me “Stresin”

TIRANË- 15 thikat e ngulura në trup, më 28 prill të 2010-ës, gjatë një sherri mes grupesh reperësh, e kanë lënë Denin, siç i thërrasin të gjithë, të gjallë, por pa jetë. "Prej 25 muajsh, Denisi është kështu. Falenderoj Zotin që është gjallë, por në moshën 18-vjeçare të mos gëzosh jetën është mjaft e vështirë për ne familjarët", - shprehet nëna e tij, e ftuar në "Pasdite në TCH". 

Jeta ka ndryshuar kryekëput në familjen Dollapaj. Prej 2 vitesh, ai është bërë krevat, ku zonja Xhevahire fle me këmbën e të birit shtrënguar në gji. Në këtë familje çdo sekondë i dedikohet Denit, i cili ka nevojë për shumë kujdes: "Do kujdes se po hapi plagën kalon në operacion e trupi kalbet. Imagjinojeni po të rrini shtrirë në një dyshek për kaq shumë kohë." Dy vite më parë, për ata që e njohin, Deni ishte 18-vjeçari simpatik, plot me dashuri për jetën, për familjen, për shokët, për muzikën. Tani ai është në koma të zgjuar, viktimë e një sherri mes grupesh për preferenca muzikore.

SHERRI
Sherri bëri bujë në media, por nuk mbeti aty. Këngëtarët që kryesojnë këto banda vazhdojnë të bëjnë këngë të reja, jeta ka vazhduar për ta, por për Denisin asgjë nuk është si më parë. Shkaku: Ishte mbështetës i Stresit. "E dija që pëlqente këtë rrymë, por nuk e dija që ishte kaq i përfshirë. Nuk dija që bënte sherre për këto punë", - thotë nëna, e ftuar në studio, e cila akuzoi se faji i gjendjes së të birit është krejtësisht i Stresit. Mamaja e Denis Dollapit me të birin në koma nuk ka ardhur për ta parë kurrë Denisin edhe pse prej tij është në krevat dhe ne po vuajmë. Është faji i Stresit i tëri!". Nga ana e tij, Stresi deklaroi: "Ngjarja e Denisit i ka prekur të gjithë. Ndjehemi fajtorë.Denisin e kisha si vëlla, por adoleshenca, sedra dhe shoqëria e tepërt bëjnë që të nisë sherri. Nuk di si ta shpjegoj, sepse njerëzit që nuk e përjetojnë nuk e kuptojnë dot."
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›