E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Taksa për çdo shezllon, çadër e shtrat në bregdet”

TIRANË- Industria e turizmit ësh të në masë shumë të mad he informale, me subjekte, individë e familje të cilët ofrojnë thuajse tërë gamën e shërbimeve të produkteve për pushuesit, duke mbetur jashtë çdo takse apo tatimi që vjel shteti nga aktivitetet fitimprurëse. Në terma praktike, bëhet fjalë për një numër të konsiderueshëm subjektesh që u ofrojnë pushuesve gjithë gamën e shërbimeve që nga fjetja, ushqimi, çadrat, shezlongët e gjithçka tjetër, pa u taksuar për fitimet që gjenerojnë. Niveli i evazionit lexohet në çdo tregues të industrisë së turizmit. Sipas shifrave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për rrethin e Sarandës, në fund të tremujorit të tretë 2011, bizneset e mëdha turistike që janë të regjistruara dhe që përbëjnë vetëm 3% të totalit, raportojnë 882 të punësuar, ndërkohë që biznesi i mesëm dhe i vogël, që është përgjegjës për 97% të tregut, raporton vetëm 701 të punësuar. Të njëjtën gjë thonë edhe nivelet e xhiros së biznesit të vogël. Në një xhiro totale prej 1 miliard lekësh të regjistruara nga tërë biznesi i vogël në Sarandë, xhiroja e deklaruar nga bizneset turistike është vetëm 161 milionë lekë për vitin 2011. “Është mëse e natyrshme të mendohet se biznesi që duhet të arkëtojë më shumë të ardhura në një qytet turistik si Saranda është pikërisht turizmi, ndërkohë që ndodh tërësisht e kundërta. Ajo që mund të thuhet është se nivelet e evazionit janë shumë të larta, gjë që në këndvështrimin e DPT duhet të ndryshojë urgjentisht, që sezonin që po fillon”, - thotë Drejtori i Drejtorisë Juridike në DPT, Erjon Prifti.
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›