Meidani: Lëvizja Nano, emancipim, jo kërcënim
TIRANË- Ish-Presidenti Rexhep Meidani ishte i pranishëm dje, në ceremoninë e thjeshtë të 21-vjetorit të themelimit të PS-së, ku mungoi patriarku Dritëro Agolli, i cili në fakt nuk u përmend as në deklaratën përshëndetëse të Edi Ramës. Në një prononcim për median, Meidani komentoi edhe lëvizjen e fundit të ish-kreut të PS-së, Fatos Nano. “Çdo lëvizje politike për fuqizimin e forcave politike, për fuqizimin e pjesëmarrjes, është gjithmonë e mirëpritur. Nuk është thjesht për tëërcënuar, por është thjesht për të emancipuar”, - tha ai. Meidani tha se PS nuk pati mundësi të ndërhynte më shumë për zgjedhjen e një presidenti konsensual. I pyetur për zgjedhjen e Presidentit, Meidani tha se: “Natyrisht kishte një përpjekje për të arritur në një zgjedhje konsensuale, gjë që nuk u arrit. Dhe u arrit një zgjedhje që është kushtetuese, por që mund të krijojë po atë situatë pabesimi”.
(e.m/GSH/BalkanWeb)
(e.m/GSH/BalkanWeb)