19 këshilltarë komunalë dënohen për mosdeklarim pasurie

Gjykata për kundërvajtje në Ferizaj i ka shndërruar në të pandehur 27 këshilltarë komunalë, shkaku i mosdeklarimit të pasurisë.
Nëntëmbëdhjetë nga ta janë dënuar, kurse për shtatë të tjerë lëndët janë në procedurë e sipër. Ndaj dy këshilltarëve komunalë AAK-ja ka tërhequr akuzat, shkruan koha ditore.
Këshilltarët komunalë kanë mbetur të habitur nga gjykimi i tyre nisur nga fakti se për të njëjtën lëndë dikush prej tyre u dënua me nga një mijë euro, disa nga 400 euro, ndërkaq të tjerët u pezulluan fare. “Sinqerisht nuk mund ta kuptoj këtë vendim të Gjykatës, për rrethana të njëjta janë marrë tri lloj vendimesh“, pohoi Faruk Guri, shef i GP të LDK-së, i cili është dënuar me një mijë euro. /Indeksonline/