E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjimnazistët kërkojnë ruajtjen e sovranitetit edhe me forcë

 Veriu i Kosovës ka nxjerrë sot në rrugë qindra studentë dhe gjimnazistë.

Me flamuj kombëtar dhe pankarta ata kërkuan mbrojtjen e kësaj pjese të Kosovës, nëse është e nevojshme të përdoret edhe forca për të ruajtur sovranitetin.

“Veriu është Kosovë, Mitrovica është Kosovë, Kosova nuk është Kosovë pa veri, pa Mitrovicë” tha Granit Kadrija nga këshilli organizativ.

Kërkesë tjetër e tyre ishte edhe bashkimi me Shqipërinë dhe ndërprerja e dialogut me Serbinë .

Marshi përfundoj i qetë dhe me thirrjen për marshe dhe protesta edhe në të ardhmen./Indeksonline/

/>  

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›