E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata Supreme gjatë këtij viti ka zgjidhur 4 mijë lëndë

Gjykata Supreme e Kosovës këtë vit ka zgjidhur 700 lëndë më shume se sa vitin e kaluar. Por megjithatë mbesin edhe një numër i madh i lëndëve të pazgjidhura.

Kryetari i kësaj gjykate, Fejzullah Hasani tha se sipas ligjit të ri për gjykatat, Gjykata Supreme do të merret me çështje të jashtëzakonshme juridike. Ndërkaq sa i përket ndikimit të politikës në punën e Gjykatës, Hasani tha se nuk ka patur ndikime që lidhen direkt me punën e saj.

Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës Fejzullah Hasani paraqitit sot raportin vjetor të punës së kësaj Gjykate. Ai tha se në Gjykatën Supreme të Kosovës gjatë këtij viti janë zgjidhur 4 mijë lëndë, nga 7 mijë kërkesa që janë paraqitur për shqyrtim. Ai tha nga vitet paraprake janë bartur 3 mijë e 400 lëndë, kurse 4 mijë lëndë janë të këtij viti.

Interesimit të mediave lidhur me Rastin “Kleçka” Hasani tha se kjo çështje ka qenë kompetencë ekskluzive e EULEX-it.

Fejzullah Hasani gjithashtu tha se Gjykata Supreme nuk ka patur ndikime politike direkte në punën e saj por, tha se komentet e ndryshme qofshin edhe ato të medieve dhe personave të ndryshëm mund të quhen presione. /Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›